Një i ri në Tiranë ka pirë fotoksinë, në tentativë për të vrarë veten.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 33-vjeçarin Sh. Sh. Ai aktualisht është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, te Liqeni Artificial, shtetasi Sh. Sh., 33 vjeç, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb