TIRANA

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës së sotme në Tiranë. Foshnja ishte në maternitet dhe i është përkeqësuar shëndeti.

Menjëherë është vendosur në lëvizje Prokuroria dhe grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakin e vdekjes dhe dokumentuar ngjarjen.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb