Një gazetar në Turqi është ekzekutuar në ambientet e jashtme të medias ku punonte. Sipas mediave të huaja, Gungor Arslan, drejtori dhe kryeredaktori i së përditshmes lokale Ses Kocaeli (Zëri i Kocaelit) u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të pa identifikuar.

Erol Onderoglu, përfaqësuesi turk i grupit të të drejtave të medias me bazë në Paris, Reporterët pa Kufij (RSF) i tha AFP se Arslan kishte hetuar korrupsionin në qytet.
Duke dënuar vrasjen, ai bëri thirrje që personat përgjegjës të identifikohen dhe të ndëshkohen në masën e plotë të ligjit.

Siç bëjnë të ditur mediat, në dy edicionet e fundit të Ses Kocaeli, Arslan kishte akuzuar kryetarin e qytetit, një anëtar i partisë në pushtet AKP, për dhënien e kontratave grupeve të afërta me partinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb