Një aeroplan zjarrfikës është rrëzuar mesditën e sotme në Turqinë Jugore.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për një avion rus të tipit Beriev, të cilin qeveria e kishte marrë me qira nga Rusia për shkak të zjarreve të mëdha që janë ndezur kohët e fundit.

Ekipet e kërkim -shpëtimit kanë shkuar në zonë, por sipas informacioneve të gjithë pasagjerët kanë vdekur.

Mësohet se në bordin e aeroplanit ishin 5 anëtarë të ekuipazhit rus dhe 3 zyrtarë turq.

“Kontakti humbi me aeroplanin, i cili ishte marrë me qira nga Rusia për të ndihmuar Turqinë të përpiqej të shuante zjarrin në pyll në Kahramanmaras,” tha një zyrtar turk për Anadolu Agency.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: