Një ndërtesë dykatëshe është shembur në Malatyas të Turqisë.

Sipas mediave lokale, ndërtesa është shembur në mënyrë të papritur dhe për fat të keq janë dëmtuar dhjetëra njerëz.

Kryebashkiaku i qytetit, tha se përpjekjet për të shpëtuar qytetarët që janë nën rrënoja vazhdojnë, ndërsa shtoi se janë shpëtuar 14 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gurkan tha se: “Përpjekjet tona për të shpëtuar qytetarët tanë që ishin nën rrënoja vazhdojnë. Tre qytetarë dolën me mjetet e tyre, 11 qytetarë u nxorën si rezultat i punës së ekipeve tona të shpëtimit. Qytetarët tanë mbetën në rrënojat për shkak të shembjes së ndërtesës rreth orës 16:50. 14 persona u shpëtuan dhe janë jashtë rrezikut për jetë”.

Tashmë kanë nisur përpjekjet për kërkim shpëtim dhe se besohet se ka edhe të vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb