Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbremje në qytetin bregdetar të Vlorës.

Policia njofton se një 63 vjecar është gjetur i vetëvarur në ballkonin e shtëpisë së tij.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb