Një ngjarje raportohet të ketë ndodhur në Yzberisht. Gazetarja Dorjana Bezat pohon për ‘BalkanWeb’ se një 45-vjeçar akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me djalin e nipit të tij.

Ka qenë pikërisht 5-vjeçari ai që i ka treguar prindërve të tij për veprimet e 45-vjeçarit, skena që thuhet se kanë ndodhur në banesën e autorit të dyshuar. “Më datë 01.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën “3 Dëshmorët”,  ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këta të fundit të shokuar, pasi janë ballafaquar me 45-vjeçarin, kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Fatmirësisht nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezultoi se nuk ka pasur abuzim. Aktualisht policia po punon për kapjen e 45-vjeçarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: