Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rapperswil-Jona të Zvicrës.

Mediat atje bëjnë me dije se një baba ka vrarë për vdekje të bijën e tij 12 vjeçe dhe më pas i ka dhënë fund dhe jetës së tij.

Deri tani dihet se vrasja nuk ka ndodhur nga përdorimi i armës, megjithatë nuk dihet ende se nga çfarë është shkaktuar.

Personi që ka informuar policinë për krimin ishte një palë e tretë e jashtme që nuk kishte lidhje me familjen.

Siç shkruan policia në njoftimin për shtyp, gruaja dhe fëmija i dytë, më i madh i familjes, duket se nuk kishin qenë në shtëpi në kohën e krimit. Rrethanat e sakta të aktit tani po hetohen nga autoritetet dhe pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: