KORÇË

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Liqenas, në Pustec.

 

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se 61-vjeçari Koçi Mitre, për motive të dobëta ka plagosur me thikë vëllain e tij, 59-vjeçarin P. M.

Sapo ka mësuar mbi rastin, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur ndalimin në kohë rekord të autorit Mitre. Raportohet se i plagosuri 59-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vëllai i tij, Koçi Mitre është shoqëruar në komisariat, për procedura të tjera.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb