Pamje vërtetë tronditëse janë ato të shfaqura nga një media greke. Në videon e ilustruar prej tyre, shfaqen një grup punonjësish azili, të cilët tallen dhe torturojnë një të moshuar.

Në videon në fjalë, punonjësit abuzojnë me të moshuarën, i tërheqin buzën, prekin hundën, veshët dhe tallen keqas me të, ndërsa e moshuara është e pafuqishme t’i ndalë.

“Ik nga këtu”, ulëret ajo në një moment.

Raportohet se video është regjistruar një muaj më parë në ishullin e Kretës dhe nga rrëfimi i familjarëve e dëshmitarëve të tjerë, është mësuar se e moshuara dhunohej e tallej sistematikisht nga punonjësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: