Një shqiptar është përfshirë në një ngjarje të rëndë, ndërsa akuzohet se ka grabitur nënë e bijë në dy banesa të ndryshme në Greqi.

Mediat greke raportojnë se, autori ka shkuar në banesën e 86-vjeçares në Athinë, ku pasi ka ushtruar dhunë fizike i ka marrë sendet me vlerë dhe paratë.

Më pas, ai duket se nuk është ndalur me kaq, pasi ka shkuar në një pallat ngjitur, ku banonte vajza e 86-vjeçares, një grua 66 vjeçe. Edhe me këtë ka bërë të njëjtin veprim, pasi e ka kërcënuar i ka marrë sendet me vlerë.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb