AUSTRI

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qendrën e Vienës ndërsa të shtëna armësh janë dëgjuar pranë restorantit Lugeck, i cili është mjaft i njohur. Mësohet se nga ngjarja e rëndë kanë mbetur 2 persona të plagosur.

Ka qenë vetë policia austriake ajo që ka konfirmuar ngjarjen. Pëmes një postimi në Twitter,  policia në kryeqytetin austriak shkruan se një hetim po zhvillohet në lidhje me ngjarjen dhe se nuk informacione të tjera.

“Dy njerëz u gjetën me plagë me armë zjarri sot rreth orës 13.30. (1230 GMT) në zonën Lugeck të Vjenës Aktualisht është duke u zhvilluar një hetim. Rrethana të tjera nuk janë ende të qarta”, shkruan policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: