Pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital, ku thuhej se kryebashkiaku i Elbasanit u dhunua nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit, vjen një reagim nga Gledian Llatja. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit në një prononcim për ‘BalkanWeb’ ka mohuar kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve.

Ai tha se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Mes të tjerash ai ftoi ‘qytetarin dixhital’ që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të bashkisë për ‘Javën e verës’

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:
“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.””, tha Llatja për ‘BalkanWeb’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb