Kirurgët në Ukrainë kanë kryer një operacion tejet delikat, pasi i kanë hequr plumbin nga zemra një ushtari.

“Daily Mail” shkruan se në operacion e kryer në spitalin Feofaniy në Kiev, kanë marrë pjesë mjekë ukrainas dhe bjellorusë, të cilët arritën që të hiqnin plumbin.

Pamjet e pabesueshme të procedurës tregojnë se zemra e ushtarit pulsonte, ndërsa mjekët nxirrnin me kujdes plumbin nga zemra e ushtarit ukrainas. Ky i fundit është parë më vonë në këmbë, duke qëndruar pranë mjekëve që i shpëtuan jetën.

Madje thuhet se ai mbeti i “etur për të luftuar” kundër ushtrisë pushtuese ruse. Kjo arritje e mahnitshme e mjekëve vjen pasi Rusia përdori armët kimike në Mariupol.

Ushtarët ukrainas pretendojnë se u goditën nga një agjent i hedhur nga një dron, duke i lënë ata të paaftë për të marrë frymë dhe të trullosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: