Fotografi Arben Llapashtica ka botuar një foto të rrallë ku sipas tij, shfaqet Bajram Curri i vrarë.

“Në këtë foto hasa në arkivin tim edhe është e riemëruar kështu: foto e rrallë Bajram Curri i vrarë të shpella e Dragobisë”, ka shkruar Llapashtica në profilin e tij në Facebook.

Në një intervistë dhënë më herët, Nehat Zherka nga Gjakova flet për gjyshin e tij fotograf dhe negativat e filmave të ruajtur, e ku Ahmet Zherka ka fiksuar në celuloid këto pamje të Bajram Currit.

Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si një nga fotografët e parë të Kosovës që me aparatin e tij ka bërë të përjetshëm shumë personalitete, por edhe ngjarje të rëndësishme

Më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë u shua jeta e Bajram Currit, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: