E veja e një burri të vrarë nga piratët somalezë po mbështet përpjekjen e piratit vrasës për liri.

Judith Tebbutt, 67 vjeç, dhe bashkëshorti David u rrëmbyen nga piratët somalezë nga një vendpushim luksoz kenian në vitin 2011.

Davidi u vra dhe Judith u mbajt peng për gjashtë muaj. Keniani Ali Kololo ishte i vetmi person i dënuar në lidhje me vrasjen dhe rrëmbimin.

Një gjykatës kenian i dha atij një dënim me vdekje në vitin 2013, i cili më vonë u ndryshua në burgim të përjetshëm.

Por tani Judith ka zbuluar se ajo po mbështet përpjekjen e tij të afërt për liri, duke thënë se ai u bë një “kokë turku” nga Scotland Yard, i cili nuk arriti të gjente sulmuesit e saj të vërtetë.

Ajo tha për The Sunday Times: “Unë besoj se ai është një njeri i pafajshëm dhe ai duhet të lirohet.

“E di me siguri që ai nuk ishte pjesë e atij grupi që më mori atë natë. Njerëzit që më rrëmbyen janë ende atje. Ndërsa zoti Kololo, i cili besoj se nuk kishte asnjë lidhje me vdekjen apo rrëmbimin tim, ka qenë në burg për 11 vitet e fundit”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: