Nisur nga rrezikshmëria me të cilen po përballen përdoruesit e segmentit rrugor nacional, Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë, bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen me forcat e veta për evitimin e rrezikut.

Për këtë qëllim, nesër, e Hënë, datë, 18.01.2021, aksi rrugor Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00.

“Janë të lutur të gjithë përdoruesit e këtij segmenti rrugor të na mirkuptojnë me qëllim shmangien e rrezikut nga rënja e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore. Edhe pse kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë përshkak se segmenti është në inventarin e ARRSH, ndërhyrja realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj, nisur nga ankesat e shumta të qytetarve të kësaj zone dhe rrezikun që kanoset në këtë pjesë territorjale në juridiksionin e bashkisë Pukë.
Ju faleminderit për mirkuptimin!”,- sqaron Bashkia në një njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: