Chelsea duket se po ‘pendohet; nën drejtimin e Lampard për talentet që i ka rritur vetë në ekipet zinxhir të Akademisë dhe më pas i ka lënë të lirë.

Një rast e freskët është Declan Rice, për të cilin blutë e Londrës janë çmendur tashmë dhe kanë ofruar 80 milionë paund për 21- vjeçarin i cili luan në krahun tjetër të kryeqytetin anglez, me West Ham.

Rice ka qenë për 8 vjet tek Akademia e Chelsea-s, derisa para 5 vitesh kaloi te West Ham për të bërë paraqitje të spikatura ku është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Anglisë.
Chelsea duket e vendosur, teksa ëest Ham me të gjitha gjasat është dorëzuar pasi në miqësoren e fundit ndaj Brentford nuk e grumbulloi fare 21- vjeçarin që është dhe lojtar kyç tek ‘The Hamers’.

Londinezët duken të papërmbajtshëm këtë verë, teksa pas transferimeve të Ziyech, Werner, Thiago Silva, Malang Sarr dhe Mbuyamba, manjati rus Abramovich duket se do i plotësojë edhe 2 ‘teka’ Lampardit, Havertzin nga Leverkusen për 100 milionë paund, dhe Rice-n nga West Ham për 80.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb