Arkeologët në Itali kanë zbuluar një karrocë ceremoniale pranë qytetit antik romak të Pompeit.
Karroca me katër rrota u gjet pranë një stalle, ku tre vite më parë u zbuluan edhe tre kuaj.

Ekspertët besojnë se ka gjasa që karroca e gjetur të jetë përdorur në festa dhe parade.
Ata thanë se gjetja e saj është “e jashtëzakonshme” dhe se ishte ruajtur në një gjendje të mrekullueshme nën hirin vullkanin.

Pompei, i përfshirë nga një shpërthim vullkanik nga Mali Vezuv, është një thesar arkeologjik.
Shpërthimi vullkanik e varrosi qytetin në një shtresë të trashë hiri, duke ruajtur shumë prej trupave banorëve dhe ndërtesave të tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb