MEDVEGJË

Shqiptares nga Medvegja, e cila është e  sëmurë me tumor në gji nuk i sigurohet trajtimi i rregullt mjekësor nga instancat përkatëse. Pushteti serb i ka shpallur “pasive” dhe të pavlefshme dokumentet e disa prej shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë  me famijet e tyre prej vitesh në këto troje.

Shqetësimin për këtë e ka shprehur asambleisti nga Medvegja, Muharrem Salihu, i cili ka nisur një fushatë për sensibilizimin e gjendjes së rënduar të shqiptarëve në këtë rajon, si pasojë e diskriminimit të organizuar sistematik nga pushteti i Serbisë, shkruan INA.

“Nga pasivizimi i adresave ne Medvegje, nuk kursehet as zoja N.S. e semure nga tumori ne gji! Ne shenje “solidarizimi” i nderpritet e drejta per t’u sheruar, permes pasivizimit te adreses! Jemi ne fund te muajit tetor, i cili ndryshe njifet edhe si mauji i solidarizimit, parandalimit dhe masave per parandalimin e tumorit. Sot vemendja ime shkon tek rasti i N.S. shqiptare nga Medvegja e cila ne vitin 2016 u konstatua me tumor në gji! Pasivizimi i adresave nuk kurseu ket rast sikurse shumë raste te tjera me semundje te ndryshme, nuk kurseu te moshuar, te rinje, te pa punë, të pensionuar,mergimtar apo ç’fardo çofshin ata, mjafton te ishin shqiptare nga Medvegja dhe keshtu ua rrembyen identitetin duke i shendrruar ne refugjate pa asnje lloi te drejte, ne shtepite e tyre.”, ka shkruar Salihu, i cili së fundi ka zhvilluar takime në disa qendra evropianE për të shprehur këtë shqetësim.

Mijëra shqiptarëve nga Medvegja u janë “pasivizuar” adresat dhe dokumentet, një operacion ky që i shpall ata shtetas të huaj pa asnjë të drejtë në shtetin e tyre të lindjes dhe origjinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb