Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka dënuar krahun e djathtë të tij sepse ai kishte guxuar ta sfidonte. Choe Ryong-hae, një anëtar i fuqishëm i rrethit të ngushtë të diktatorit, është dërguar në ‘riedukim’.

Mësohet se ai e ka kundërshtuar diktatorin, i cili përgjatë 18 muajve të fundit ka ekzekutuar në mënyrë brutale shumë drejtues politikë dhe ushtarakë.

Ata që dërgohen për ‘riedukim’ zakonisht janë subjekt i një torture brutale psikologjike.

Duke folur për CNN, Victor Cha nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se “‘riedukimi’ nuk është një klub fshati, por është një proces i tmerrshëm i abuzimit mental dhe fizik”.
Arsyeja se përse ai nuk u ekzekutua, vjen për shkak se është djali i një revolucionari të njohur në vend, që ka luftuar kundër japonezëve.

Gjatë verës, Kim Jong-un ekzekutoi shefin e ushtrisë duke përdorur një kundërajror.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: