Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës së sotme ka zbuluar bisedën me mjekun Tritan Kalo për ta njoftuar për konferencën e sotme të përbashkët.

Manastirliu tregon se kur i tha për konferencën dhe orën, ai i tha se po bëhej gati të vinte me autobus. Ministrja e ka vlerësuar për këtë fakt mjekun dhe profesorin pasi tregon se Kalo e shikon mjaft mirë situatën pasi është qytetar si gjithë ne.

Tritan Kalo prej fillimit të pandemisë është një nga mjekët që shërben në spitalin Infektiv për të kuruar pacientët me COVID-19 si dhe një nga zërat më të besueshëm nga qytetarët.

‘‘Kur i thashë profesorit se sot do të dalim në konferencë, orën, më tha do bëhem gati të vij me autobus. Profesor Kalo shkon me autobus në punë, e shikon shume mirë situatën, është një qytetar si të gjithë ne’’– tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb