TIRANE- Pak minuta më parë Kryeprokurorja Arta Marku shkarkoi nga detyra kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, i cili kishte në dorë hetimin e çështjes së ish-minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar si i përfshirë në trafik droge me Habilajt. Shkarkimi i tij erdhi vetëm një ditë pasi mori në pyetje për tre orë ish-shoferin e ministrit Gentian Ceka.

Por ndërsa nuk dihen ende arsyet e shkarkimit, mes të dyve, Markut e Hajdarmatajt duket se kishte nisur një luftë e ftohtë.

Pak muaj më parë, “BalkanWeb” mësoi se Hajdarmatajt i ishte hequr makina me targa AA 237 HT që përdorte prej ditës kur mori drejtimin e këtij institucioni

“BalkanWeb” mësoi se automjeti i ishte marrë pasi rezultonte të ishte pronë e organit qendror të akuzës, ndërsa arsyet ishin të paqarta.

Megjithatë kjo lëvizje u interpretua si pikënisja e një lufte të ftohtë mes kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Kjo e fundit e ftoi në takim Hajdarmatajn dhe përmes një njoftimi për shtyp deklaroi se e mbështet dhe inkurajon trupën e prokurorëve të Krimeve të Rënda. Po ndërkohë drejtuesit të këtij institucioni i hoqi automjetin.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: