Ndodh edhe kështu, që mund të fitosh kupën me një skuadër dhe pastaj të të shkarkojnë.

Partizani U—17 fitoi trofeun e Kategorisë së Parë duke mundur Dinamon dhe u ngjit në Superiore, por sot është shkarkuar nga detyra Ledio Pano.

Nga klubi e kanë njoftuar vetëm me një telefonatë: nuk je më trajneri ynë. I pyetur nga gazeta se cili ishte motivi, Pano tha se nuk kishte asnjë moetiv.

“Mora thjesht një telefonatë dhe më thanë që nuk je më trajner i skuadrës U-17.

Kaq. Nuk kam asnjë koment, sepse realisht nuk më dhanë asnjë argument. Vendimi i tyre, nuk kam çfarë bëj. Do ta respektojmë”, deklaroi shkurtimisht Pano për “Panorama Sport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb