Fadroma në mes të sezonit turistik, shembje në tritol dhe konfiskim me disa faza. Të gjitha këto akte të paligjshme janë kryer ndaj një resorti turistik çdo tre muaj, duke nisur nga gushti 2022 e deri në shkurt 2023. Por absurdi dhe arbitrariteti i qeverisë nuk njeh kufij e logjikë.

Tatimet me në krye Ceno Klosin dhe ushtaren e tij të bindur Elidjana Çelaj bëjnë sikur nuk kanë sy e veshë dhe sikur nuk kanë parë çfarë ka bërë IKMT dhe Policia. Pasi qeveria vendosi të shembë me tritol në mënyrë të paligjshme “Prestige Resort” në 4 Dhjetor të vitit 2022 dhe pasi konfiskoi pjesën e mbetur të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kërkon kompanisë Hysenbelliu sh.p.k që të parapaguajë tatim fitimin e resortit për vitin 2023. Pra Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve po kërkon parapagim tatim fitimin për një resort që është shkatërruar me tritol nga qeveria.Për këtë rast të paprecedent Hysenbelliu sh.pk i është drejtuar me një shkresë drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj, ku kërkon të mos parapaguajë këstet e tatim fitimit në vlerën 130 milionë lekë pasi ky resort nuk funksionon më pasi është shembur 5 muaj më parë nga qeveria.

“Ju njoftojmë se disa pjesë të kompleksit, ku shoqëria “Hysenbelliu sh.p.k” ushtronte veprimtarinë, janë prishur dhe të tjera janë uzurpuar nga disa organe administrative në mënyrë të paligjshme. Ndaj këtyre veprimeve janë ndërrmarrë veprimet përkatëse ligjore. Në këto kushte kur disa pjesë të kompleksit janë prishur, disa uzurpuar, veprimtaria e shoqërisë ka ndaluar. Në këto rrethana ne nuk jemi duke punuar më dhe si pasojë nuk ka asnjë logjikë që përllogaritja e parapagimit të tatim fitimit të vijohet me një standard të kohës kur komplesi “Prestige” ishte duke punuar. Në këto kushte duhet të rishikoni këto përllogaritje dhe këto urdhër pagesa”, thuhet në letrën e “Hysenbelliu Group” drejtuar Drejtorisë së Tatimeve.

Që në 9 Dhjetor të vitit 2022, Hysenbelliu sh.p.k ka informuar Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj për situatën e mosfunksionimit të Resort Prestige për shkak të shkatërrimit me eksploziv të tij dhe pamundësinë e heqjes së sendeve brenda në godinë si inventar, dokumentacion, kompjuterë dhe akte të tjera shkresore të arkivuara të cilat janë shkatërruar. Por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhët pasi tatimet kanë vendosur gjobë për mospagesën e tatim-fitimit

“Ju kërkojmë të ndaloni përllogaritjen e tatim fitimit për shoqërinë Hysenbelliu sh.p.k për periudhën Prill 2023-Mars 2024 në këto norma pasi shoqëria nuk ka aktivitet. Si rrjedhim nuk është duke kryer veprimtari dhe si pasojë nuk është duke realizuar fitim”, thuhet më tej letra e “Hysenbelliu Group” drejtuar drejtorisë së tatimeve.

Vetë drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj, e cila e ushtron aktivitetin në një ndërtesë pa leje, që drejtohet nga Elidjana Çelaj, kërkon parapagimin e tatimit te plotë ndërkohë qe një pjesë e aktivitetit të kompanisë është mbyllur nga qeveria me dhunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb