E shkrumbuar plotësisht, pas asnjë pjesë të mbetur të pa djegur. Kjo është makina e autorëve të vrasjes së Edmond Koçit alias Mond Çekiçit e gjetur sot në Sukth.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se forca të shumta policie kanë qenë në vend për të gjetur çdo provë të mundshme, por për shkak të shkallës së djegies së mjetit, gjetja e provave mund të jetë e vështirë për grupin hetimor.

Edmond Koçi, u vra mëngjesin e sotëm në lagjen nr.16, teksa pak minuta më pas policia gjeti duke u djegur një mjet në Sukth, me targa të vjedhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb