E mbushur plot surpriza. Kështu ka qenë kjo finale e Big Brother Vip.

Iliri ka marrë disa fjalë inkurajuese nga e shoqja, e cila ka folur shqip. Ajo ka thënë se e mbështet të shoqin në këtë rrugëtim dhe shpreson që të jetë fitues. Iliri tha se Emanuela gjithmonë ka pasur dëshirë për të folur shqip, por ai bënte shaka me dialektin e saj e për këtë arsye ajo ka refuzuar të mësoj më tej. Iliri u përlot nga kjo surprizë. Ai tha se e di çfarë gruaje ka dhe e di se ajo do e ndiqte kudo që ai do të donte.

“Do të rikthehem në vendin më të bukur të botës, në Tiranë. Sigurisht e mendoj rikthimin. Emili do të ketë shokun e saj, do të ketë karrierën e saj dhe sigurisht unë dhe Emanuela do të kthehemi në Tiranë. Kështu që gjëja dhe surpriza më e bukur e fjalimit të saj ishte ajo që shqiptonte, që është shqipja”, tha Iliri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: