Edhe pse e këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në burg, i shoqi i saj biznesmen, Fisnik Syla, vijon të jetë aktiv në rrjete sociale dhe të shpresojë në lirimin e saj. Së fundmi ai ka publikuar një foto në “Instastory” ku deklaron se Zoti është i madh dhe gjithçka do të bëhet më mirë.

“Zoti është i madh gjithçka po bëhet mirë, Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me bashkëshorten e tij, e cila po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit të 19 korrikut.

Kujtojmë se arrestimi i këngëtares u bë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i. Madje, ndaj saj ka dhe një dënim 6 vjeçar të dhënë nga Gjykata e Kukësit. Megjithatë i shoqi i saj dhe këngëtarja pretendojnë se janë të pafajshëm.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb