TIRANË

Pas përjashtimit të deputetit të PD-së Edmond Spaho nga seanca, kolegu i tij Flamur Noka ka marrë fjalën dhe i ka dalë në mbrojtje. Sipas Nokës, fjala bastard do të thotë devijim nga normalja duke theksuar se kjo maxhorancë është devijim nga normalja.

Por nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i ka kërkuar të vijojë fjalën pa shpjegim përndryshe do i hiqte të drejtën për të folur.

Noka: E shpalle armik Edmond Spaho me urdhër partie, pse përdori një term që nuk është aspak fyes. Bastard, e di çfarë do të thotë?
Felaj: Zoti Noka ju tërheq vëmendjen, për përsëritjen e së njëjtës gjë. Nuk ju ka pyetur njëri se çfarë do të thonë fjalë të caktuara. Vijoni fjalën, përndryshe do ju ndërpritet.
Noka: Bastard do të thotë devijim nga normalja. Kjo maxhorancë nuk është devijim nga normalja. Absolutisht. Lëri këto përralla. Asgjë nuk ka fyer, asgjë nuk ka thënë.
Felaj: Respektoni etikën, bëni një sforco. Respektoni dokumente të shkruara.
Noka: Në këtë foltore në këtë sallë, nga shefi jot, nga kryeministri juaj janë dëgjuar këto 9 vite pafund, shpifje, sharje, fyerje për opozitën. Dhe ti zonjë buzëqeshje, të shkonte buza vesh më vesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb