Topmodelja Linda Evangelista i kërkon 50 milionë dollarë kompanisë përgjegjëse të trajtimeve kozmetik që e “shpërfytyroi” atë 5 vite më parë, në një padi të ngritur në gjykatën federale të Nju Jorkut. Modelja kërkon kompensim për “shqetësimin emocional” dhe “humbjet ekonomike” të shkaktuara, sipas ankesës së paraqitur në Nju Jork të martën dhe për të cilën media u bë e ditur gjatë javës.
Sipas dokumentit, trajtimi e bëri atë “të papunë dhe të paaftë për të fituar si modele”. Evangelista pretendon se ajo nuk mori asnjë kompensim nga incidenti, përveç një pagese për fushatën para trajtimit kozmetik, pasi ajo duhej të hiqte dorë nga angazhimet e saj që kërkonin që ajo të dilte në publik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një postim në Instagram, supermodelja, që dominoi pasarelat globale në vitet 1990, tha se pasi mori një trajtim “CoolSculpting” (kriolipolizë) që shkakton reduktim jo-invaziv të yndyrës trupore përmes ftohjes së lokalizuar të lëkurës, ajo pati një efekt anësor të rrallë, që i ka shkaktuar një metamorfozë radikale të pamjes së saj deri në atë pikë sa ta bëjë atë të panjohshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb