Nano Salguero, 42 vjeç, i cili jeton në një fshat në provincën e Kordobës në Argjentinë, zbuloi se kishte kancer në zorrën e trashë.

Sipas gazetës argjentinase ‘La Voz’, doktori i tij e kishte këshilluar atë të shkonte në qytet.

Dhe ai u paraqit në spitalin Clinicas në Cordoba, ku u takua më Paul Lada, mjek onkolog, i cili e diagnostikoi atë me sëmundjen.

42-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjik emergjent dhe fatmirësisht ia doli të shpëtojë nga kanceri.

Pas operacionit të suksesshëm, Nano Salguero vendosi të falënderojë kirurgun i cili shpëtoi jetën në mënyrën e vet.

Ai vulosi përjetë në shpinën e tij fytyrën e mjekut sëbashku me fasadën e spitalit ku kreu operacionin.

Për realizimin e tatuazhit, 42-vjeçarit iu desh një punë dy mojore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: