Këngëtarja Christina Perri ka humbur vajzën e saj të sapolindur.

Këngëtarja e “Jar of Hearts” bëri me dije përmes një postimi në Instagram se vajza e saj nuk mundi të mbijetojë. Pas komplikacioneve të shtatzënisë që shfaqi, këngëtarja prej 2 javësh ishte e shtruar në spital.

“Natën e kaluar kemi humbur vajzën tonë,” shkroi Perri krahas një fotoje pikëlluese. “Ajo lindi e heshtur pasi luftoi kaq shumë për t’i arritur botës sonë. Ajo është në paqe tani dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, shkroi 34-vjeçarja.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: