Mohamed Salah iu deshën 19-t minuta për të shënuar golin e parë në “Premier League” këtë sezon, në fitoren 4-0 që Liverpool mori kundër West Ham.

Gjithsesi siç e ka dëshmuar edhe gjatë vitit të kaluar, “mbreti i Egjiptit” tregoi edhe një herë se ai nuk është vetëm një futbollist i madh.

Në minutën e 80-t të lojës kur një djalosh hyri i paftuar në fushë për ta takuar Salah nuk e shmangu, por pas disa fjalëve Salah e përqafoi atë.

Ky gjest i futbollistit u ka pëlqyer shumë anglezëve, aq sa mediat shkruajnë ‘se si nuk mund ta duash një djalë të tillë’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb