Pritet zyrtarizimi, por për mediat italiane është një çështje e mbyllur. Etrit Berisha do të largohet nga Atalanta për të vazhduar karrierën e tij në Serie A me skuadrën e Spal. Lajmi u piblikua në fillim nga “Sky Sports” dhe më pas bëri xhiron e të gjitha mediave përtej Adriatikut. Duke qëndruar në raportimet e tyre, portieri i kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojë të enjten vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet me skuadrën nga Ferrara.

Prezantohet Etrit Berisha Atalanta NjË MundËsi E Madhe
Prezantohet Etrit Berisha Atalanta NjË MundËsi E Madhe

Kjo është zgjidhja më e mirë për Etrit Berishën, që humbi rolin e titullarit te Atalanta në pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Në kampionatin e fundit italian, ai luajti 18 ndeshje, ndërsa për shkak të disa gabimeve u detyrua të qëndronte në pankinë gjatë ecurisë spektakolare të skuadrës bergamaske, që për herë të parë do të luajë në Champions. Te Spal, Berisha do ta ketë të sigurtë vendin në formacion, çka do t’i mundësojë të luajë me vazhdimësi në Serie A.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb