TIRANE- Ajo mund të quhet fare mirë shembulli i forcës, kur sheh se bota të është ‘shembur’ mbi kokë. Bëhet fjalë për Vilma Dulen, një 27-vjeçare nga Vlora, e cila 4 vite me parë u sulmua barbarisht me acid nga një person, teksa dilte nga dera e shtëpisë.

Por, vajza, pavarësisht ngjarjes që i ndodhi, vjen me një mesazh të fortë, inkurajues për jetën. Në profilin e saj të ‘Facebook’-t Vilma tashmë shkruan vet historinë e saj, ndërsa sfidon duke kthyer dhimbjen në forcë dhe poston foto të sajat. Vilma, e cila tre vite me parë (2013) ishte menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i Italian në Tiranë, sot jep mesazhin e saj, duke treguar se nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë.

MESAZHI I VILMËS
“4 vjet më parë, më 27 gusht 2013, një burrë më sulmoi me acid teksa po dilja nga shtëpia për të vajtur në punë. Ishin të shumtë ata që mendonin se s’do t’ia dilja të ringrihesha pas kësaj goditjeje të rëndë. Nuk e mohoj, e kam menduar dhe vetë ndonjëherë këtë gjë. Por, sa herë që isha gati të dorëzohesha, i kujtoja vetes se sa e bukur ishte dhurata e të rilindurit për herë të dytë dhe që nuk duhej ta ‘shpërdoroja’ duke u ankuar e duke qarë për fatin tim të hidhur. Përkundrazi, duhej të luftoja për të ndryshuar pikërisht atë, rrjedhën e Fatit.
Sot, pas 4 vitesh, jam një Grua e vetëdijshme për forcën e saj, sepse e di që limitet e vërteta janë ata që ne i vendosim vetë vetes.
Sot, jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet, sepse nuk ka më frikë.
Sot, jam një Grua që ka zgjedhur të mos frikësohet nga stereotipet e bukurisë, sepse e di se bukuria e vërtetë i përket atij që ka një shpirt të pastër dhe që është në paqe me ndërgjegjen e vet.
Sot, jam një grua që i dashuron vragat në fytyrë sikur të ishin rrënjët e saj.
Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë”- shkruan Vilma Dule.

ad28e1df7326c41087c30889fa741ae9 (1)

b5a292fe04b9bc7299cb924f6c66031d

viola
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: