Presidenti Ilir Meta tregoi arsyet e takimit të ish-këshilltarit të tij për Çështjet e Sigurisë Kombëtare në Kryeministri, pak ditë më parë.

Në konferencë për media një ditë pas dorëheqjes së këshilltarit Bahri Shaqiri, Kreu i Shtetit theksoi se ai ishte në takim me ftesë të drejtoreshës së kabinetit të Kryeministrisë për të folur për çështje të forcave të armatosura.

“Ish këshilltari im, ka qenë për cështje që kanë të bëjnë me forcat e armatosura në një takim me drejtoren e kabinetit të Kryeministrisë, të kërkuar prej saj, sa për informacion e transparencë”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb