Erik ten Hag zbarkoi te Manchester United në një klimë aspak të mirë, me ekipin që nuk arriti dot të hynte as në Champions . ‘Djajtë e kuq’ përfunduan sezonin e tyre më të keq për sa i përket golave, duke shënuar 57 dhe pësuar po kaq që nga ‘rithemelimi’ i Premierligës në vitin 1992.

1 miliardë e 360 milionë euro të investuara që nga largimi i Ferguson dhe ardhjes së Ten Hag, vetëm City, Barça, Juve dhe Chelsea kanë shpenzuar shpenzuan më shumë, por që janë shpërblyer me tituj e trofe, ndërsa United fitoi një FA Cup (2016), një Europa League (2017) , një Kupë e Ligës (2017) dhe një Superkupë e Anglisë (2016).

Epoka e ten Hag nisi shumë keq. United humbi 2 ndeshjet e para, diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1992. Por tashmë holandezi ka arritur në 27 ndeshje të njëjtat fitore (20) që arritën ‘djajtë e kuq’ në 49 ndeshjet që luajtën sezonin e kaluar.

Për më tepër, me fitoren e tij ndaj Charlton (3-0), ai është bërë trajneri që i janë dashur më pak ndeshje për të arritur 20 fitore në të gjithë historinë e Manchester United.

Mourinhos i nevojitej 31, Van Gaal, 36, ndërsa Fergusonit 45. Për më tepër, pas 25 ndeshjeve të tij të para në detyrë, Ten Hag ka një përqindje më të lartë fitoresh,72, më shumë se Tuchel (68%), Guardiola (56%), Arteta (56%), Klopp (52%) dhe Conte (52%) në fillimet e tyre përkatëse me Chelsea, City, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham.

Por pavarësisht këtyre shifrave të ten Hag, United ndodhet në vendin e katërt dhe jo favorit për titull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb