Thomas Strakosha është portieri i dytë më i mirë në Serinë A dhe ky është një fakt i statistikave, jo mendimi personal i ndokujt.

Sipas numrave të sezonit që lamë pas, portieri i kombëtares shqiptare dhe Lacios ka një rezultat pritjesh të gjuajtjeve të bëra në portën e tij prej 73.3%.

Më mirë se Strakosha ka bërë vetëm portieri i Milanit, Donaruma, i cili ka një rezultat prej 75.7%. Thomasi ka lënë pas vetes në këtë renditje Sheznin me 72.9% dhe Skorupskin po me 72.9%.

Pritet që në sezonin e ri Lacio t’i besojë përfundimisht vendin e titullarit portierit shqiptar, i cili me paraqitjet e bëra falë shansit të marrë nga dëmtimet e shpeshta të Marketit, duket se i ka bindur drejtuesit e klubit. Strakosha do të jetë në garë edhe në kombëtaren shqiptare ku do të luftojë për vendin e titullarit me Etrit Berishën./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: