Trajneri i Partizanit, Giovani Colella ka dhënë prononcimin e tij për mediat pas humbjes 1-2 ndaj Laçit.

“Ka shumë gjëra për sa i përket humbjes. Skuadra është e ngarkuar mendërisht dhe mendoj që është një peshë që nuk arrijmë ta mbështesim. Kur na u largua Rrapaj po mendojmë të bëjmë disa ndryshime. Është e lehtë të flasësh nga jashtë por kur jap gjykimet e mia preferoj të bëj disa prova. Hoti ka luajtur edhe në atë pozitë, nuk është hera e parë.

Titulli? Nuk jemi më për titull. 6 pikë janë shumë larg Tiranës dhe mendoj se nuk jemi në lartësinë e duhur. Ne do të përpiqemi por është e pamundur për momentin për të luftuar për titullin kampion” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb