Gareth Bale zyrtarizoi largimin nga Real Madrid para pak ditësh. E ardhmja e futbollistit nga Wales është e paqartë, sakaq alternativat janë të shumta. Një nga klubet që mund të nënshkruajë me të është Getafe dhe diçka të tillë e ka pranuar vetë Presidenti i këtij ekipi, Angel Torres.“Pak kohë më parë fola me përfaqësuesin e tij dhe na e ofruan. Është një mundësi. Do të konsultohem me drejtuesit sportiv dhe me trajnerin” – tha Presidenti i Getafes.

 

Uy

32 vjeçari Bale nuk ka luajtur asnjëherë më parë për një skuadër tjetër në La Liga, përveç madrilenëve.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: