KINE-Një grup adoleshentësh kinezë kanë përdhunuar një vajzë 15-vjecare në një hotel, pak pasi e kishin droguar. Më e tmerrshmja është se para se të kryenin veprimet kishin hedhur short për të vendosur se kush do ta përdhunonte i pari.

Momenti i tmerrshëm kur ishte vendosur për “fituesin” është kapur nga pamjet e kamerave të vëzhgimit në një hotel në Zaozhuang City, provincën Shandong të Kinës lindore. Djemte kane luajtur me lojen, guri, letra, gershera.

Nga pesë të dyshuar të përfshirë në rast, katër prej tyre janë të mitur, sipas ‘People’s Daily Online’.
Policia zbuloi se vajza ishte droguar me një lëng dhe më pas është dërguar në një hotel dhe ishte përdhunuar brutalisht.

Te peste te rinjte jane ne pranga dhe nen gjykim per vepren penale te perdhunimit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: