SHBA

Një lajm i rremë, ku thuhej se këngëtarja Bebe Rexha ka ndërruar jetë pas një mbidoze droge, u bë viral në rrjetet sociale.

Edhe pse lajmi ishte fals ai nxiti disa përdorues të rrjeteve sociale të bënin homazhe për ‘këngëtaren e ndjerë’. Ndërkohë vet Rexha u lajmërua në Twitter për të konfirmuar se ajo është gjallë.

Nuk është hera e parë që një person i famshëm vihet në shënjestër të thashethemeve në rrjetet sociale. Thashethemet për “vdekjen” e Bebe Rexhës filluan pasi një imazh viral pretendoi se ajo vdiq nga mbidoza e drogës.

Statusi në Twitter shkruante: “Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.

E tronditur nga thashethemet për “vdekjen” e saj, Rexha ripostoi në Tëitter imazhin viral dhe shkroi: “O Zot i madh na ruaj, ndalo dreqin”.

“Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo më tej në statusin e saj në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: