Pjesëmarrja e saj në Big Brother Vip, bëri që ajo të kthehet një personazh të shumë komentuar. Këtë ritëm, Monika Lubonja përpiqet ta ruaj edhe tani që kanë kaluar shumë kohë nga përfundmimi i reality-showt.

Përpos thumbave, Monika është shumë aktive në Instagram edhe në mbështetje të kauzave të ndryshme. Së fundmi, aktorja është shfaqur e revoltuar , teksa ka pubikuar një video ku duket një makinë duke tërhequr nga pas një qen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lubonja ka ngritur zërin për arrestimin e autorit nga instancat përkatëse.

“Përshëndetje, pak më parë më dërguan videon dhe unë e bëra publike. Dua që gjykata të ketë vendime akoma më të forta, më të rrepta ndaj këtyre personave që trajtojnë në këtë formë kafshët,”-shprehet Monika Lubonja.

Më herët kujtojmë që burime për Revista Story thanë se aktorja po i jep fund beqarisë dhe është shumë e lumtur./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: