RAQQA

Vëzhguesit ndërkombëtarë të “Amnisty International” kanë dalë në përfundimin se në Siri, vetëm gjatë bombardimeve të Amerikës dhe aleatëve të saj, janë vrarë 1600 civilë.

Më shumë civilë janë vrarë në Raqqa. Sipas “Amnisty”, rezulton se janë vrarë 10 herë më shumë persona civilë, nga se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të kishte deklaruar. Organizata “Amnisty International” dhe “Airwars” kanë kaluar më shumë se 18 muaj duke gjetur sesa viktima të bombardimeve kishte në Raqqa shkruan “Reuters”.

Rezulton se forcat amerikane kryesisht, në bashkëpunim me ato britanike dhe franceze më së shumti kanë vrarë në bombardime më tepër se 1 600 civilë. Organizatat u shprehën se rastet janë dokumentuar dhe se mund të kemi të bëjmë edhe me “shkelje të së drejtës humanitare” në shtetin sirian.

“Çdo humbje e padëshiruar e jetës gjatë disfatës së ISIS është tragjike,” tha Scott Rawlinson, një zëdhënës i koalicionit në një deklaratë me e-mail më vonë të enjten. ISIS e pushtoi Raqqan në 2014. OKB konsideroi se ajo që ka kryer ISIS në Raqqa ishte gjenocid ndaj popullatës civile. Edhe pse u mposht nga SHBA-të dhe aleatët, ISIS po gjen terren me goditje terrori në mbarë botën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb