TIRANË- Njerëz të trembur, me rrobat e shtëpisë, të shprishur në fytyrë e të alarmuar. Kjo është pamja pak minuta pas zjarrit që përfshiu një apartament në katin e tretë të në pallati në Tiranë.

Njerëzit flasin me zë të lartë e lëshojnë pasthirrma frike, ndërsa mbushin rrugët të frikësuar. Ndërkohë në pallat shfaqen flakët gjigande që kanë përpirë apartamentin ku u gjet i vdekur 60-vjeçari Lulëzim Canaj, i cili jetonte i vetëm në banesë.

“E tmerrshme shtëpia”, dëgjohet të thotë një grua. “Shtëpia e Lulit është ajo”, thotë një tjetër. “Mirë shtëpia por është bombola e gazit”, dëgjohen thirrjet e banorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: