Pas tërmetit shtatëballësh që i shkaktoi Bajerni i Mynihut në Londër, Totenhemi merr një goditje tjetër, por kësaj radhe nga brenda dhe që nuk ka lidhje me rezultatet sportive. Në Angli kanë qarkulluar orët e fundit zëra për një marrëdhënie të mundshme të gruas së Kristian Eriksenit, Sabrina Kvist, dhe shokut të skuadrës së danezit, belgut Jan Vertonghen.

Lajmi në fjalë ka detyruar të reagojnë nëpërmjet profileve të tyre në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë këta zëra. “Budallallëqe”, i është përgjigjur Erikseni një linku që fliste për tradhëtinë e së shoqes, ndërsa Vertonghen ka ndarë postimin e shokur të skuadrës, duke e shoqëruar me emojy që shprehin zhgënjimin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb