Marrëdhënia e Maruo Icadit dhe Wanda Naras duket se është në krizë.

Tradhtia duket se është shkaku dhe Wanda këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjete sociale. Mirëpo, kjo deklaratë duket se ka ndikuar thellë te futbollisti, i cili nuk është shfaqur sot në stërvitje.

Sipas L’Equipe, Mauro Icardi ka shfaqur probleme mendore pas këtij divorci, që ka ardhur si rrufe në qiell të hapur për lojtarin. Sulmuesi mungoi në stërvitjen e PSG këtë të dielë në mëngjes, vetëm dy ditë para se skuadra e tij të përballet me Leipzig në raundin e tretë të Champions League.

Wanda duket kështu se është larguar tashmë nga Parisi së bashku me fëmijët, pas thyerjes së raportit, e dëshmuar në rrjetet sociale, me burrin e saj Mauro, i cili dyshohet se e tradhtoi me aktoren argjentinase, Eugenia Suarez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: