BRITANI E MADHE– Përdorimi i rrjeteve sociale tashmë është përhapur gjerësisht, dhe preferohet nga të gjitha moshat. Por në disa raste, rrjetet “social”, kanë nxjerrë jo pak sekrete të përdoruesve të tyre.

Kështu i ka ndodhur edhe Levi Watson, i cili është arrestuar nga policia britanike pasi dyshohet se është i përfshirë në një rrjet të shitjes së drogës.

29-vjeçari jetonte në West Midlands të Britanisë së Madhe, por fotot e publikuara në Instagram bënë që policia të ngjallte dyshime rreth tij.

Për mijëra ndjekës së tij, ai kishte dëshmuar përmes fotove jetën luksoze që bënte, përfshirë edhe ‘larjen me para’, udhëtimet me jahte dhe helikopterë.

Kanë mjaftuar imazhet ku shihen paratë, super-veturat, shampanjat e shtrenjta dhe armët, që Policia të ngrinte dyshime rreth tij.

Gjatë marrjes në pyetje, Watson ka treguar rolin e tij në grupin kriminal që shet dhe kontrollon trafikun e drogës.

Ndaj tij është ngritur akuza për shitje të substancave të ndaluara, fshehje dhe posedim të materialit të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, ndërsa pritet që së shpejti të dalë para drejtësisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: