Deklarata befasuese kanë ardhur së fundmi nga Pierre-Emerick Aubameyang, ish-sulmuesi i Dortmund që në janar u transferua te Arsenal falë Arsene Wenger, trajnerit që i dha fund aventurës me “topçinjtë” pas 22 sezonesh.

Futbollisti nga Gaboni është shprehur se Arsenal kishte ‘ngecur’ në drejtimin e Wenger.

“Është një ndjesi e ndryshme, kontradiktore, – tha Aubameyang, i cili mbërriti te Arsenal në muajin janar. – Gjatë sezoneve të fundit, për të qenë realist, ideja është se klubi kishte ngecur. Unë mendoj se ishte një situatë “e ngrirë” që nuk duhet të vazhdonte. Tani të gjithë janë të elektrizuar, emocionuar dhe presin me padurim të shohin se çfarë do të ndodhë me trajnerin e ri. Pavarësisht respektit, mendoj se Wenger bëri mirë që zgjodhi të largohet.”

Aubameyang u ble për 60 milionë euro nga Borussia Dortmund, blerja më e shtrenjtë e historisë së klubit londinez. Ai ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje të luajtura në Premier League.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb