TIRANE- Pas debateve të mëdha që prodhoi çështja ‘Shullazi’, Arta Marku është vënë sërish në qendër të vëmendjes. “BalkanWeb” mëson se këtë herë kryeprokurorja e përkohshme është paditur nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj për shkak të transferimit të saj në Prokurorinë e Pukës.

Bëhet e ditur se Muhametaj ka depozituar padinë e saj në Gjykatën Administrative, ku kërkon shfuqizimin e urdhrit të dhënë nga Marku, për transferimin e saj në Pukë. Në padinë e saj Muhametaj pretendon se është shkelur ligji për statusin e prokurorëve, ndërsa shton se Marku ka tejkaluar kompetencat.

Kujtojmë se përveç Muhametajt, Marku transferoi edhe dy prokurorë të tjerë, Olsian Çelën nga Prokuroria për Krime te Rënda, në Prokurorinë e Beratit dhe Besim Hajdarmatajn në Pogradec.

Lëvizjet në fjalë erdhën pas urdhrit të kryeprokurores së përkohshme për hetimin disiplinor të 10 prokurorëve që refuzuan gjykimin e çështjes ‘Shullazi’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb